Meksike, vritet kreu i kartelit “Los Zetas”

05/12/2009 09:45

Ne nje shkembim zjarri mes narkotrafikanteve dhe policise ne qytetin e Huarezit, ne Meksike, ka humbur jeten kreu i kartelit “Los Zetas”, Ricardo Almansa Morales.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet meksikane, sipas te cilave shkembimi i zjarrit ndodhi gjate kontrollit te nje vile dhe per pasoje 13 vete mbeten te vrare dhe 9 te plagosur.

Burimet saktesojne me tej se 6 anetare te klanit mbeten te vrare, dy te plagosur dhe 8 te arrestuar, nderkohe qe 5 vrases arriten te arratiseshin.

Karteli Los Zetas eshte nje nder fraksionet kriminale me te dhunshme ne Meksike, qe lufton per kalimin tranzit te kokaines drejt Shteteve te Bashkuara.

Top Channel