Itali, ne pranga dy super te kerkuar te Cosa Nostra-s

05/12/2009 16:10

Policia italiane ka vene ne pranga bosin e mafies Gianni Nicchi. Kryemafiozi konsiderohet si numri tre i Cosa Nostra ne Palermo.

Agjentet e kane arrestuar ne nje apartament ne qender te ketij qyteti.

Shfaqja e tij e fundit eshte bere ne maj te 2006-es.

Nicchi dyshohet pervec te tjerash edhe trafikimin e kokaines nga Amerika.

Nderkohe ne Milano eshte vene ne pranga superbosi i Cosa Nostra, Gaetano Fidanzati, i cili ishte ne listen e 30 me te kerkuarve te krimit te organizuar.

Arrestimi i tyre eshte pershendetur nga kryeministri italian, Silvio Berlusconi.

“Forcat tona te rendit kane kryer dy goditje te jashtezakonshme ne Palermo dhe Milano. Mendoj se eshte nje situate e bukur, nje operacion i bukur qe duhet te rehatoje qytetaret e mire”, theksoi Bersulconi.

Top Channel