Indonezi, zjarr ne nje lokal karaoke, 20 te vdekur

05/12/2009 11:20

Te pakten 20 persona kane humbur jeten pasi nje zjarr i fuqishem perfshiu nje ndertese ne Medan, ne veri te ishullit indonezian te Sumatres.

Zjarri ra ne nje lokal ku behej karaoke, ne katin e trete te nje qendre tregtare ne qytetin e trete me te madh te Indonezise.

Zjarrfikesit e kane pasur te veshtire te nderhyjne ne dhomat e mbushura me tym, ku njerezit kishin mbetur te bllokuar.

Zjarri, i cili ra ne oret e para te mengjesit, zgjati per te pakten nje ore. Dy nga personat e plagosur jane ne gjendje te rende ne spital.

Mediat lokale raportojne se qindra persona ndodheshin ne lokal kur ra zjarri, shkak i te cilit dyshohet te kete qene nje qark i shkurter.

Top Channel