Gripi i derrit, rritet ankthi te qytetaret

05/12/2009 09:15

Ne keto gjashte muaj, qytetaret shqiptare kane qene te shqetesuar per pranine e gripit te derrit ne vend. Rastet e para kaluan nje nga nje pa vendosur ne siklet shumicen mes nesh.

Ardhja e gripit te zakonshem pa “ftuar”, para periudhes se parashikimit, si dhe shumefishimi i te prekurve nga gripi i derrit, rriti “dozen” e angeshtise te qytetaret shqiptare.

Nderkohe qe rastet e komplikacioneve sollen ne vemendje te gjithsecilit se vaksina dhe keshillat per higjiene, kujdes, qetesi dhe vitamina jane “paketa” me e mire per te luftuar gripin ne pergjithesi dhe AH1N1 ne veçanti.

Javet e fundit, pacientet e konfirmuar me grip derri e kane kaluar numrin 200, nderkohe qe ankthi qe kane perjetuar qytetaret shqiptare dy dite me pare teksa degjonin lajmin e viktimes se pare nga gripi i derrit ka qene i jashtezakonshem.

“Keto dy jave jane rritur kerkesat per marrjen e mostrave per ekzaminim, derguar Institutit te Shendetit Publik, per konfirmime nese behet fjale per AH1N1 apo grip te zakonshem”, thane mjeket e infektivit.

Sipas tyre, kerkesat jane edhe me te shumta ne poliklinika, por te interesuarit te cilet kerkojne te marrin pergjigje me shpejt, shkojne edhe prane laboratorit te Institutit te Shendetit Publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA