UK, kthehen ne shtepi 4 velistet britanike

04/12/2009 13:20

Kater lundertaret britanike qe u arrestuan ne Iran jane kthyer mengjesin e sotem ne Mbreterine e Bashkuar pas lirimit te tyre.

Ata po lundronin nga Bahreini per ne Dubai, kur papritur dhe pa e kuptuar u futen ne ujera territoriale iraniane.

Duke folur nga aeroporti Heathrow, velisti Oliver Smith falenderoi te gjithe ata qe i kishin mbeshtetur gjate mbajtjes nen arrest per nje jave. “Eshte bukur te jesh ne shtepi”, ka deklaruar Smith.

Ndersa pronari i varkes, Andrew Pindar tha se, ekuipazhi kishte shume emocion dhe ndihej paksa i turperuar per gabimin qe kishin bere.

Top Channel