SHBA, ndizen dritat e pemes

04/12/2009 12:15

Ne Shtepine e Bardhe jane ndezur dritat e pemes kombetare e Krishtlindjeve ne nje ceremoni qe eshte transmetuar direkt.

Pas numerimit se prapthi Obama dhe familja e tij shtypen butonin e pemes kombetare te Krishtlindjeve, 13 metra e larte e vendosur ne pjesen perendimore te Shtepise.

Obama tha se mesimi qe merret nga Krishtlindjet eshte universal.

Kengetare te njohur performuan ne kete ceremoni dhe me interes u prit edhe leximi poemes se Krishtlindjeve nga Michelle Obama.

Kulmi arriti kur ne skene mberriten Santa Klaus dhe zonja e tij, te cilet shtrenguan duart me numrin nje te Shtepise se Bardhe.

Top Channel