Papunesia, Obama kerkon ide te reja

04/12/2009 10:30

Me papunesine qe ka shkuar mbi kuoten 10 perqind per here te pare ne 27 vjet, ne SHBA eshte rritur shqetesimi.

Per kete arsye presidenti Barack Obama mbajti nje samit ku moren pjese 130 biznesmene, ekonomiste dhe eksperte.

Eksperteve te mbledhur Obama u tha se qeveria amerikane duhet te veproje me shpejtesi per te luftuar papunesine, por u tregua i kujdesshem ne publikimin e fondeve per krijimin e vendeve te reja te punes.

“Ne nuk mund te kthehemi mbrapa dhe te shpresojme per me te miren”, ka paralajmeruar Obama.

Ne te vertete, cdo plan shpenzimesh i projektuar per te ulur papunesine, do te kaloje edhe ne siten e republikaneve ne Kongres.

Ata jane te irrituar per  biliona dollaret e shpenzuar per nxjerrjen nga balta te bankave dhe kompanive prodhuese te makinave, projekte te nisura nga presidenti i tyre, George W. Bush.

Top Channel