Zelaya: Zgjedhjet ne Honduras, ilegjitime

02/12/2009 17:15

Manuel Zelaya u ka kerkuar presidenteve te vendeve te Amerikes Latine qe te mos i njohin zgjedhjet presidenciale te zhvilluara ne Honduras.

Presidenti i rrezuar nga nje grusht shteti ka deklaruar se zgjedhjet ishin ilegjitime, pasi ato u zhvilluan nen ndikimin e diktatures ushtarake dhe me mbeshtetjen e Amerikes.

Zelaya ka shtuar se i eshte drejtuar Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, “per te siguruar drejtesi per popullin tone dhe per te aplikuar sanksionet e duhura ndaj tradhtareve”.

Top Channel