Gripi i derrit, jo aq i frikshem

16/11/2009 16:45

Mos u alarmoni, gripi i derrit nuk eshte aq i frikshem sa c’eshte pershkruar!

Keshilla vjen nga epidemiologu Tom Xheferson, pjese e nje grupi ekspertesh nderkombetare. Sipas tij shifra e viktimave te shkaktuar nga virusi A H1N1, eshte shume e ulet dhe prandaj nuk mund te flitet per pandemi.

Keshtu ne Australi gripi e ka ezauruar ciklin e tij, duke marre edhe viktimat e radhes me vete, por numri nuk ka lidhje me shifrat e te vdekurve nga pandemite.

Xheferson thote se jane shpenzuar miliarda per vaksina dhe antigripe, per te cilat nuk ka prova per efikasitetin e tyre.
Ne Britanine e Madhe kur u mesua per gripin e derrave dhe pas paraqitjes se rasteve te para u parashikua per 250 mije te vdekur nderkohe qe deri tani numerohen 154.

Top Channel