Alarm nga gripi i stines

12/11/2009 16:30

Ministria e Shendetesise u ben thirje qytetareve te tregohen te kujdesshem ndaj gripit te zakonshem pasi po perhapet shume shpejt dhe eshte me agresiv se sa virusi AH1N1.

Rastet e prekura nga gripi i zakonshem kane shfaqur komplikacione ndonese specialistet kishin menduar se organizmi do te ishte i pergatitur  per ta perballuar kete virus stinor .

 “Nga te dhenat qe kemi gripi i zakonshem shoqerohet me komplikacione me te renda se H1N1”, u shpreh drejtori i Politikave dhe Planifikimit Shendetesor ne Ministri, Pellumb Piperko.

Qytetareve u kerkohet te bejne vaksinen kunder gripit te zakonshem dhe te evitojne ambientet me shume njerez .

Persa i perket gripit te derrit, mostrat e analizuara nga nje shkolle 9-vjecare ne kryeqytet kane rezultuar me virus stinor dhe vetem nje prej tyre ka rezultuar me A H1N1.

Sipas specialisteve ky rast i vetem nuk konsiderohet burim i perhapjes se virusit ne shkolle pasi nxenesi po trajtohej ne shtepi ne momentin kur eshte konstatuar se ishte prekur nga gripi i derrit .

Nje dite me pare jane konstatuar edhe tre raste te reja me virusin A H1N1 te cilet nuk jane nxenes shkolle duke e cuar ne 57 numrin e persoave te prekur nga gripi i derrit ne Shqiperi .

Top Channel