Tirane, ekzekutohet 40 vjecari

11/11/2009 23:25

Nje 40 vjecar nga Shishtufina eshte qelluar per vdekje disa metra larg shtepise nga persona te paidentifikuar.

Arben Visha, baba i tre femijeve eshte qelluar me pistolete menjehere sapo ka dale nga nje lokal i lagjes.

Policia e komisariatit numer kater deklaroi se ka patur deshmitare ne kete ngjarje. Nderkohe qe jo zyrtarisht behet e ditur se autoret kane perfituar nga erresira per te kryer atentatin e me pas te largoheshin te qete prej andej.

Arben Visha, njihej si emigrant sezonal ne Greqi, ndersa prej pak kohesh ai ishte i papune. Policia dyshon paraprakisht se viktima eshte vrare per motive hakmarrjeje, pasi familja e tij ndodhej ne hasmeri me nje familje tjeter nga Kukesi.

Pista tjeter ka lidhje me nje ngjarje te ndodhur vite me pare perkatesisht ne 1997, per te cilen 40 vjecari ka qene edhe i skeduar, por policia nuk jep detaje te metejshme per shkak te hetimeve

Top Channel