SHBA, 190 mije vende pune te humbura ne tetor

06/11/2009 16:05

Departamenti amerikan i Punes ka njoftuar se ekonomia amerikane ka humbur 190 mije vende pune ne muajin tetor.

Sipas burimit, shifra ne fjale eshte me e larte krahasuar me parashikimet dhe perqindja e papunesise ka kaluar nga 9.8 perqind qe ishte ne shtator ne 10.2 perqind ne tetor, duke shenuar keshtu nivelin me te larte qe prej prillit te 1983-shit.

Numri i personave te papune eshte rritur me 558 mije duke vajtur ne 15.7 milione. Qe me fillimin e recesionit, ne dhjetor te vitit 2007, numri i te papuneve eshte rritur me 8.2 milione persona, nderkohe qe perqindja e papunesise eshte rritur me 5.3%.

Te vetmet te dhena pozitive kane qene ato per muajin shtator, ku u humben 219 mije vende pune nga 263 mije qe parashikohej.

Top Channel