Piratet somaleze, ultimatum Spanjes

06/11/2009 16:50

Piratet somaleze kane kercenuar se do te vrasin tre pengjet e ekuipazhit te peshkarexhes spanjolle “Alacrana”.

Pengmarrja eshte kryer me 2 tetor ne nje zone mes Somalise dhe Seychelles.

Rrembyesit kerkojne lirimin e dy pirateve qe mbahen te burgosur ne Spanje. Lajmin e ka bere te ditur kapiteni i peshkarexhes, Blach, per televizionin spanjoll, duke telefonuar nga anija.

“Nese brenda dy ditesh dy somalezet nuk lirohen, piratet do te vrasin tre marinaret spanjolle”, eshte shprehur Blach.

Top Channel