Britani, dy viktima te tjera nga gripi i derrave

05/11/2009 15:55

Rikthehet gripi derrave ne Britanine e Madhe duke shkaktuar dy viktima te tjera.

Ministria e Shendetesise ka njoftuar vdekjen e nje gruaje ne qytetin Manchester dhe nje tjeter personi ne Skoci.

Suzan Ford 31 vjece nga Manchesteri humbi jeten nga virusi gripit te derrit 18 dite pas nje operacioni qe ajo pati, per te kryer nje lindje te parakohshme.

Mjeket kane konfirmuar se ajo u trajtua me Tamiflu por gripi kishte avancuar ne pneumoni.

Viktima tjeter eshte nje tjeter person nga zona Ayrshire, i cili e con ne 31 numrin e te vdekurve ne Skoci.

Autoritet shendetesore ne Skoci kane shprehur shqetesimin e tyre per numrin gjithnje ne rritje te prekurve me virusin H1N1 qe i perkasin moshes nen pese vjec.

Dy javet e fundi numri tyre ka shkuar ne 94.

Ne Britanine e Madhe sipas te dhenave zyrtare, numri rateve te reja  te dyshuara me gripin e derrave eshte 78 mije persona, te prekur jane 11,159 persona ndersa numri te vdekurve qe nga shfaqja e virusit ka shkuar ne 137.

Top Channel