SHBA, republikanet marrin dy guvernatore

04/11/2009 09:05

Barak Obama dhe Partia Demokratike marrin goditjen e pare politike qe pas triumfit te zgjedhjeve presidenciale.

Shtetet e Virxhinias dhe Nju Xhersit, te cilat votuan per kandidatin demokrat ne presidenciale, kane preferuar guvernatore republikane. Ne Virxhinia, per here te pare qe prej vitit 1964 eshte zgjedhur si guvernator nje republikan.

Ai quhet Bob McDonnell dhe ka mundur demokratin Creigh Deeds. Nderkohe, ne shtetin e Nju Xhersit demokratet kane marre goditjen e dyte, pasi kandidati Jon Corzine i mbeshtetur ne fushate edhe nga Obama, u mposht nga Chris Christie. Mesa duket amerikanet ne keto dy shtete nuk i mbeshtesin me shpresat e tyre tek administrata Obama per daljen nga kriza.

“Yes we can” nuk eshte me nje parrulle shprese per amerikanet ne keto dy shtete, pasi mbi te gjitha, njerezit duan me shume te ardhura dhe pune. Keto zgjedhje jane vetem nje mini-test per ato te vitit 2010 ku do rinovohet nje pjese e mire e Kongresit, 1/3-ta e Senatit dhe guvernatoret e disa shteteve te rendesishme.  

Top Channel