Izrael, bllokohen 60 tone arme ne nje anije
04/11/2009 16:45
Forcat izraelite kane bllokuar sot nje anije e nisur nga Irani, ne te cilen kane gjetur 60 tonelata arme, raketa dhe municione.
Sipas autoriteteve izraelite, armet kane qene per milicite shiite libaneze te Hezbollah dhe do t’u kalonin ketyre te fundit permes Sirise.
Sipas burimeve, operacioni per ndalimin e anijes u krye nga forcat speciale te marines se shtetit hebre, te cilan me pas ndryshuan kursin e saj per ne portin e Ashdodit, ne jug te Tel Avivit.
Anija kishte flamurin e Antiguas dhe quhej “Francop”, ndersa ekuipazhi i saj perbehej nga shtetas polake, te cilet dyshohet se nuk dinin gje per ngarkesen me arme, te fshehur poshte nje ngarkese tjeter me mallra civile.
Top Channel