Brown i hap lufte Murdoch

04/11/2009 20:15

Ashpersohen marredheniet mes kryeministrit britanik Gordon Brown dhe manjatit te medias Rupert Murdoch. Brawn kritikoi ashper gazeten “The Sun”, duke thene se Murdoch po e kthen ate ne nje parti politike.

“Si nje gabim te rende”, keshtu e ka cilesuar kryeministri britanik aleancen e re mes Murdoch dhe partise konservatore ne opozite te David Cameron, anoncuar nga “The Sun” muajin e shkuar.

“Personalisht kam shume admirim per Rupert Murdoch, por gazeta e tij “The Sun” po perpiqet te kthehet ne nje parti politike. Nuk kam asgje personale me Rupert. Ai gjithmone ka qene miqesor me mua. Besoj se “The Sun” ka bere nje gabim te madh, gje e cila eshte teresisht ceshje e tyre”, eshte shprehur Brown.

Gazeta me e madhe ne Britanine e Madhe deri nje muaj me pare ishte nje mbeshtetese e flakte e partise Laboriste.

Gjate nje interviste per revisten “GQ”, e cila do te botohet javen qe vjen Brown ka deklaruar se media kohet e fundit po i personalizon gjerat, gje e cila eshte gabim.

Top Channel