SHBA, Karzait: Vepra jo fjale

03/11/2009 00:45

Per Shtetet e Bashkuara te Amerikes pas terheqjes nga gara elektorale e Abdullah Abdullah, presidenti Hamid Karzai eshte lideri legjitim i vendit, dhe Shtepia e Bardhe pret prej tij me shume vepra se fjale tashme.

Keto jane disa nga kerkesat qe presidenti amerikan Barak Obama i ka derguar ne nje bisede telefonike Karzait, pas urimit qe i ka bere ne lidhje me riemerimin e tij ne krye te shtetit pas anulimit te balotazhit.

“Me shume perpjekje serioze per te luftuar korrupsionin, fakte dhe jo fjale”, mesohet t’i kete kerkuar Obama Karzait.

Karzai u shpall president i Afganistanit pas nje procesi zgjedhor qe u quajt edhe nga vete Uashingtoni si i “sterzgjatur”.

Top Channel