Clinton: Bojkot i Abdullah? Balotazhi i ligjshem

31/10/2009 11:25

Balotazhi per zgjedhjet presidenciale ne Afganistan do te jete i ligjshem edhe nese kandidati Abdullah do t’i bojkotoje.

Keshtu ka deklaruar sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, duke komentuar lajmin se rivali i Hamid Karzai mund te vendose te mos marre pjese ne raundin e dyte elektoral, nese nuk largohet kreu i Komisionit Kombetar Zgjedhor, te cilin e konsideron si pergjegjes per mashtrimet ne raundin e pare.

Clinton thekson se kjo nuk eshte nje situate e paprecedent.

“E kemi pare te ndodhe edhe ne vendin tone, kur per nje seri kombinimesh, kandidatet nuk kane preferuar te shkojne me tej me procedurat zgjedhore. Nuk besoj se kjo ka te beje me ligjshmerine e zgjedhjeve”, tha Clinton.

Terheqje strategjike

Sipas mediave nderkombetare, Abdullah mund te njoftoje zyrtarisht bojkotin, duke shenuar keshtu terheqjen strategjike.

Sipas burimeve perendimore prane lidershipit afgan, te cituara nga CNN, bisedimet mes Karzai dhe Abdullah, te cilet kishin folur per mundesine e krijimit te nje qeverie kombetare, jane shkaterruar dhe Abudallah do te njoftoje bojkotin.

Nderkohe agjencia gjermane DPA njofton se jane ne vazhde konsultime mes ish-shefit te diplomacise afgane dhe keshilltaree te tij.

Top Channel