Ahmadinexhad kerkon rihapjen e negociatave

31/10/2009 11:40

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad ka kerkuar qe bisedimet me Perendimin per ceshtjen berthamore te vazhdojne.

“Shpresojme qe bisedimet te vazhdojne”, eshte shprehur lideri i Iranit pas kundershtimit te marreveshjes se Vjenes ne lidhje me pasurimin e uraniumit.

“Nese Iranit i shtrihet nje dore e sinqerte, pergjigjja jone do te jete konstruktive. Por nese shtrihet me hipokrizi, atehere pergjigjja do te jete zemerimi revolucionar. Do t’i bejme te pendohen”, deklaroi Ahmadinexhad.

Top Channel