Lohan ndryshon preferenca, tani shikon meshkujt

30/10/2009 11:10

Lindsay Lohan eshte rikthyar ne rrugen e Zotit, ashtu sic kane deshiruar perhere prinderit e saj, te cilet kane kerkuar ta ndajne nga e dashura Samantha dhe mesa duket ia kane arritur.

Aktorja e re ka nisur nje histori me modelin Petey Wright. Mes te dyve ka pasur dashuri me shikim te pare, madje nuk kane hezituar te qendrojne bashke per me shume se dy ore gjate takimit te pare.

“Lindsay nuk arrinte te shkeputej per asnje moment nga Wright, i cili gjithashtu eshte shume i lidhur me te”, shprehet nje burim anonim. Por rilindja e Lohan duket qarte edhe ne profilin e saj ne Twitter ku ka vendosur foton e modelit me nje nenshkrim ku thote se eshte shume e lumtur qe punon me te.  

Top Channel