Irani, SHBA: Duam detajet e pergjigjes

30/10/2009 21:30

Shtepia e Bardhe pret te njihet me detajet e pergjigjes qe Teherani i dha ANEB-se para se te prononcohet mbi sjelljen e Iranit.

Deklarata eshte bere nga zedhenesi i presidentit Barack Obama, Robert Gibbs, i cili ka saktesuar se Uashingtoni ka kontaktuar me ANEB per t’u njohur me keto detaje.

Irani kerkoi pasditen e sotme negociata te metejshme mbi paketen e propozuar nga ANEB per pasurimin e uraniumit jashte vendit.

Top Channel