Gjermani, nis gjyqi ndaj ish nazistit

30/10/2009 10:00

Nis sot ne Mynih te Gjermanise procesi gjyqesor ndaj nje prej nazisteve te fundit te akuzuar per krime gjate Luftes II Boterore, John Demjanjuk.

Sipas prokurorise, ai ka zhdukur me shume se 28 mije hebrej ne kampin famekeq polak te Sobiborit. Komunitetet hebreje kerkojne drejtesi, ndersa ne sallen e gjyqit do akreditohen 220 gazetare. Proceset gjyqesore ndaj tij nisen ne vitin 1988 kur u denua me burgim te perjetshem ne Izrael.

Por Gjykata e Larte dyshoi per identitetin e vertete te tij, qe gjate 20 viteve te fundit shprehet se nuk eshte ne dijeni te ketyre fakteve. Ai eshte shprehur se behet fjale per nje njeri tjeter. Demjanjuk deklaroi gjithashtu se gjate gjithe luftes ka qene i arrestuar nga nazistet.

Menjehere pas lirimit u vendos ne SHBA ku ishte strehuar qe pas luftes. Por para nje viti gjykata vendosi ta therrase serish ne Gjermani ku u ekstradua perfundimisht.    

FOTO GALERI
1/1
Ekzekutoi rreth 28 mije hebrenj

Top Channel