France, Shirak ne gjyq per abuzim me pushtetin

30/10/2009 09:50

Ish presidenti i Republikes se Frances, Xhak Shirak duhet te nise luften me drejtesine pasi ne emer te tij jane ngitur disa akuza.

76 vjecari qe ka drejtuar Elizeun per shume vjet rresht, akuzohet per fshehje te fondeve publike dhe abuzim me pushtetin. Sipas prokuroreve, Shirak i ka kryer keto shkelje ne periudhen qe ka drejtuar Parisin nga posti i kryebashkiakut ne vitet 1983-1995.

Shirak nga ana e tij nuk ka dhene ende asnje deklarate ne lidhje me kete ceshtje qe mund te prishe imazhin e tij, si nje nga presidentet me te suksesshem qe kane drejtuar vendin gjate viteve te fundit.

Top Channel