“I huaji” i Vasit

30/10/2009 20:10

Aty ndeshen mentalitetet, shperfaqen doket e shqiptareve dhe menyra e jeteses ne nje province ku nderthuren historite e jetes se personazheve.

Ky do te jete filmi “I huaji”, i regjisorit Pluton Vasi i cili eshte duke xhiruar dublat e fundit dhe prej shesh xhirimit, ai tregon pakez nga historia qe do te percjelle per shqiptaret ne ekranin e madh.

“Personazhi kryesor eshte djali i nje ish te denuari politike. Ky film sjelle mentalitetet, pasionet paradokset qe ka vendi yne”, eshte shprehur Pluton Vasi.

Ky film shenon edhe pranine e nje aktori shqiptar per te paren here me nje rol kryesor ne vendin e tij. Genti Kame eshte personazhi kryesor i filmit.

I duhet te permbushe amanetin e te atit qe eshtrat t’i prehen ne vendin e tij.

“Kam pasur rastin qe te punoje ne gjuhen time qe eshte shume e rendesishme per nje aktor. Eshte nje histori qe na perket dhe eshte e jona. Eshte nje histori qe e kam perjetuar cdo dite si emigrante”, thote Kame.

Perkrah tij, interpreton aktorja Rovena Lule. “Kam rolin e nje vajze qe perjeton dy dashuri ne te njejten kohe. Eshte dicka shume e vecante”, shprehet Rovena.

I pagezuar “I huaji”, filmi, skenari i te cilit mban firmen e Luljeta Lleshanakut, pritet te kete premieren e tij ne muajin mars.

Top Channel