Pakistan, 105 viktimat e atentatit te djeshem

29/10/2009 08:00

Jane 105 trupat e pajete te rekuperuar deri tani ne tregun e Peshauarit, ne Pakistan, qe diten e djeshme u be skene e nje sulmi te dhunshem terrorist.

Lajmin e bejne te ditur burime mjekesore lokale, sipas te cilave mes viktimave jane 13 femije dhe 27 gra. Nderkohe, 30 kufoma te tjera nuk kane ende nje emer pasi nuk jane identifikuar nga autoritetet lokale.

Atentati i djeshem ndodhi gjate vizites se sekretares amerikane te Shtetit, Hillary Clinton, e cila sot do te vazhdoje misionin e saj ne Lahore.

“Ne po luftojme te njejten lufte ndaj terrorizmit”, deklaroi Clinton pas atentatit, duke konfirmuar se Shtepia e Bardhe ka arketuar 7 miliarde dollare per 5 vitet e ardhshme per Pakistanin.

Top Channel