Ekspertet: Rritje e ekonomise amerikane

29/10/2009 13:30

Shifrat zyrtare tregojne se ekonomia amerikane shenoi rritje me 3.5 % gjate muajve korrik dhe shtator, e para pas nje periudhe nje vjecare.

Ekspertet thone se rritja, me shume nga c’pritej- u ndihmua nga plani stimulues i Presidentit Obama prej 787 miliarde dollaresh, por ekziston edhe frika se do te kete serish renie kur te perfundojne keto para.

Kjo rritje tregon se SHBA ka dale nga recesioni- renia ekonomike- qe nisi ne dhjetorin e 2007. Megjithate, konfirmimi pritet nga Byroja Kombetare e Kerkimeve Ekonomike, agjensia qe percakton hyrjen dhe daljen recesioni.

Ne Shtetet e Bashkuara, papunesia vazhdon te jete e larte dhe sherimi parashikohet te jete i ngadalte

Top Channel