“NYT”: Vellai i Karzait, bashkepunetor i CIA-s

28/10/2009 11:30

Gazeta “New York Times” zbulon prapaskenat e bashkepunimit mes CIA-s dhe vellait te presidentit afgan, Hamid Karzai,  Ahmed Wali Karzai, i cili njihet si nje nga trafikantet me te medhenj te opiumit ne vendin e tij.

Vellai i kreut te shtetit, prej 8 vjetesh bashkepunon me inteligjencen amerikane per te rekrutuar njerez te afte te vihen ne sherbim te CIA-s ne qytetin e Kandaharit nga ku eshte edhe origjina e familjes Karzai. Sipas gazetes, marreveshja mes paleve eshte nje tregues i qarte i politikes se ndjekur nga Shtepia e Bardhe ne Afganistan.

Lidhjet e Ahmed Wali Karzai kane krijuar divizione brenda administrates Obama. Nga ana tjeter, kritiket theksojne se keto lidhje kane bere qe SHBA te mbylle njerin sy per trafikun e opiumit, nje nga burimet me te medha te financimit per talebanet.  Ahmed Wali Karzai hedh poshte cdo marreveshje me CIA-n dhe thote se ai nuk eshte paguar asnjehere nga inteligjenca amerikane.

Top Channel