Automjeti me eksploziv përplaset me xhaminë në Pakistan, 16 të vdekur, mes tyre pesë oficerë policie
Presidenti tunizian Zine El Abidine Ben Ali eshte konfirmuar per here te peste radhazi si president i vendit pasi u shpall fitues i zgjedhjeve me 89.6 perqind te votave.
Pas 20 vjetesh ne pushtet Ben Ali siguron edhe nje mandat tjeter 5 vjecar dhe per here te pare ne karrieren e tij politike mbeshtetja popullore qe ka bie nen 90 perqind.
Opozita ne Tunizi thuajse nuk ekziston fare. Keshtu ne zgjedhjet e fundit, dy kandidatet Mohamed Buciha dhe Ahmed Inubli ( edhe keta perfaqesues qeveritare ), kane marre respektivisht nga 5 dhe 3.8 perqind, ndersa rivali dhe kritiku me i ashper ndaj Ben Ali, Ahmed Brahim ka marre vetem 1.57 perqind te votave.
Menjehere pas rizgjedhjes se tij presidenti tunizian ka marre nje telefonate nga homologu francez, Nikolas Sarkozi i cili e ka uruar per fitoren si dhe per te ritheksuar marredheniet e mira mes Parisit dhe Tunizit.
Top Channel