Paguhet per pese vjet pa vajtur ne pune

27/10/2009 15:40

Nje 35-vjecar ne SHBA eshte paguar me rroge per pese vjet ne nje kompani ne te cilen nuk ka punuar kurre.

Anthony Armatys pranoi te punonte per “Avaya Inc.”, nje ndermarrje telekomunikacioni qe gjendet ne Nju Xhersi, por me pas nderroi mendjen.

Por ky vendim i tij nuk u pasqyrua asnjehere ne kompjuterat e institucionit te cilet nuk hoqen asnjehere emrin e tij nga lista e pagave.

Gjate periudhes prej pese vjetesh, Armatys eshte paguar me me shume se 470 mije dollare nga kompania.

Menjehere pas zbulimit te gabimit, 35 vjecari eshte denoncuar dhe tani rrezikon deri ne gjashte vite burg.

Top Channel