Mazen mendon te jape doreheqjen?

27/10/2009 12:55

Presidenti palestinez Abu Mazen po shqyrton mundesine e doreheqjes nga posti i kreut te Autoritetit Kombetar Palestinez.

Lajmin e ka bere te ditur nje televizion lokal, sipas te cilit presidenti ka shprehur nje ndjenje te larte frustrimi, si dhe synimin e tij per te dale nga loja.

Sipas burimit, Mazen e ka bere te ditur mendimin e tij ne nje bisede telefonike te zhvilluar me presidentin e Shteteve te Bashkuara, Barack Obama.

Nga ana tjeter, negociatori palestinez ne bisedimet per paqen me Izraelin, Erekat, i pyetur nga nje radio mbi kete lajm ka dhene nje pergjigje te thate: “No comment”.

Top Channel