Afganistani, Solana: Duhet qeveri uniteti

27/10/2009 14:45

Shefi i Politikes se Jashtme te BE, Javier Solana ka deklaruar se ne Afganistan duhet nje forme koalicioni kombetar per te qeverisur.

Deklaraten e tij Solana e beri ne Luksemburg, ku jane mbledhur te gjithe ministrat e Jashtem te vendeve anetare te BE, per te diskutuar per Afganistanin dhe Pakistanin.

“Sfida qe Afganistani ka perpara eshte shume e madhe qe udheheqja e vendit te ndahet”, ka pohuar Solana.

Nderkohe, ministrat e Jashtem kane deklaruar se BE eshte i gatshem te punoje me qeverine e re afgane, qe do te dale pas raundit te dyte te zgjedhjeve.

Ministrat i kane kerkuar Komisionit Evropian dhe vendeve anetare qe te elaborojne nje program te perbashket ne mbeshtetje te Afganistanit dhe Pakistanit.

Top Channel