Pukanic, 9 te dyshuar per vrasjen e gazetarit
26/10/2009 18:55
Prokuroret kroate dhe ata serbe kane akuzuar 9 persona per vrasjen e gazetarit kroat Ivo Pukanic, i cili hetonte mbi krimin e organizuar.
Sipas mediave ballkanase, i dyshuari kryesor eshte bosi serb i krimit, Sreten Jocic, i cili ka urdheruar vrasjen e gazetarit, si dhe dy bashkepunetore te ngushte te tij.
Gjithashtu, hetuesit kane dyshime mbi 6 persona te tjere, qe konsiderohen si organizatore te atentatit.
Sipas prokuroreve, Jocic donte ta ndalonte Pukanic qe te shkruante mbi krimin e organizuar ballkanas.
Gazetari kroat, kryeredaktor i se perjavshmes “Nacional”, u vra nje vit me pare ne nje atentat me bombe ne Zagreb.
Top Channel