Lindje e Mesme, perleshje ne Malin e Shenjte

26/10/2009 12:10

Policia izraelite dhe besimtaret palestineze u perleshen mes tyre ne Malin e Shenjte, i njohur per myslimanet si Haram Al Sharif, ne Jeruzalem.

Te pakten 15 persona u arrestuan dhe 34 te tjere u plagosen. Ne kete vend ndodhet xhamia Al Aksa dhe Muri i Loteve, nje vend i shenjte per hebrenjte.

Tensionet jane shtuar javet e kaluar ne vendin e Shenjte per behebrenjte dhe myslimanet. Te shtunen, policia e Jeruzalemit njoftoi se do te shtoje kontrollet ne Malin e Shenjte pasi udheheqesit myslimane u kerkuan palestinezve te mbrojne Jeruzalemin kunder te ashtuquajturit “pushtim hebraik”.

Sic raporton  BBC- ka patur zera mes palestinezve se ekstremiste hebraike po planifikojne te demtojne vendin e shenjte, megjithese nje gje e tille nuk eshte verifikuar.

Muajin e kaluar policia perdori gazin lotesjlles per te shperndare 150 protestues palestineze qe goditen me gure vizitoret qe hynin ne xhamine al Aksa. Sipas policise izraelite ata ishin turiste ndersa per besimtaret palestineze, ekstremiste.

Top Channel