Kandidati i Partise Demokratike te Kosoves per komunen e Prishtines, Astrit Salihu ka fajesuar udheheqjen aktuale vendore per kaosin e krijuar ne trafikun e kryeqytetit.
Komentet e tij Salihu i beri gjate nje vizite ne rrugen “Luan Haradinaj”, e cila vleresohet si nje nder rruget me te ngarkuara te Prishtines.
“Ne jemi ketu per te shpalosur nje dimension te rendesishem per qytetin, sic eshte trafiku urban. Ne do te ofrojme nje skenar tjeter, shume me modern per trafikun. Do te kufizojme qarkullimin e mjeteve te renda neper qytet ne kohen e pikut dhe do te krijojme qytet funksional”, ka pohuar Salihu.
Ai ka shtuar se sot rruget e shkurtra te qytetit kalohen per nje kohe te gjate per shkak te trafikut te ngarkuar.
Top Channel