Nje nga trafikantet e klandestineve kosovare qe humben jeten ne lumin Tisa, ne Hungari, eshte vetedorezuar sot ne Policine e Kosoves.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave personi ne fjale, emri i te cilit nuk behet i ditur, ka rrefyer para policise te dhena te rendesishme per perfshirjen e tij ne kete trafik.
Sipas burimeve, ai ka dorezuar edhe parate qe kishin paguar viktimat, nga 6 mije deri ne 8 mije euro, si garanci per te kaluar ne menyre klandestine kufirin.
Burimet shtojne me tej se policia kosovare, ne bashkepunim me ate te EULEX-it po vazhdojne hetimet per kapjen e trafikanteve te tjere.
Aktualisht nje prokuror i EULEX-it dhe dy hetues te Policise se Kosoves ndodhen ne Hungari ku po ndjekin hetimet bashke me koleget hungareze.
Top Channel