Britani, rihapet dosja “Lokerbi”

25/10/2009 17:50

Autoritetet britanike kane rihapur dosjen “Lokerbie”, qe ka te beje me sulmin ndaj avionit Pan American ku vdiqen 270 persona ne vitin 1988.

Lajmi njoftohet nga gazeta “Sunday Telegraph” ku shtohet se autoritetet kane urdheruar rishikimin dhe rishqyrtimin e provave pasi sipas tyre libiani i liruar pak kohe me pare, Al Megrahi nuk e ka ndermarre i vetem bombevenien ne avion.

Nderkaq vete i denuari Megrahi e ka terhequr apelimin e ceshtjes pas lirimit e tij nga autoritetet skoceze. Ish agjent i sherbimit sekret te Libise gjate gjithe procesit ku u denua me burgim te perjetshem eshte vetdeklaruar i pafajshem.

Abdelbaset Al Megrahi u lirua nga drejtesia skoceze per “arsye humanitare” pasi vuante nga nje kancer vdekjeprures dhe mjeket u shprehen se i mbeteshin edhe pak muaj jete.

Top Channel