Bagdad, shkon 136 numri i viktimave

25/10/2009 18:45

Dy shperthime te fuqishme tronditen Bagdadin mengjesin e sotem, dy sulme qe sic njofton policia e kryeqytetit irakian kishin ne shenjester qeverine. (UPDATE)

Ne me pak se nje minute nga njera-tjetra, autobombat u hodhen ne ere para Ministrise se Drejtesise dhe selise se administrates rajonale te Bagdatit.

Te pakten 136 persona gjeten vdekjen dhe mbi 500 u plagosen. Atentatet u denuan nga udheheqesit e Irakut, sipas te cileve, goditja e fundit tregoi edhe njehere se militantet kane si objektiv te demtojne procesin politik dhe qeverisjen ne Irak.
Asnjeri nuk ka marre pergjegjesine per shperthimet. Zedhenesi i qeverise irakiane tha se aktet e dhunshme mbajne vulen e Al Kaides.

Dhuna ne Irak ka rene ndjeshem gjate vitit te fundit, megjithate kryengritesit vazhdojne te ndermerrin sulme sporadike si kunder forcave te sigurimit ashtu edhe kunder civileve. Zyrtaret kane paralajmeruar se sulmet mund te shtohen ne prag te zgjedhjeve te janarit. Nderkohe qe sulmet e mengjesit jane me te pergjakshmet qe prej vitit 2007.

Top Channel