Obama: Bankat, kredi biznesit te vogel

24/10/2009 16:40

Bankat amerikane duhet t’u japin me shume kredi sipermarrjeve te vogla, si shperblim ndaj ndihmes 700 miliarde dollareshe te marre nga qeveria dhe qytetaret.

Deklarata eshte bere nga presidenti Barack Obama, gjate fjalimit te tij te perjavshem radiofonik.

Obama ka insistuar mbi faktin se bizneset e vogla nuk arrijne te marrin kredi pavaresisht perpjekjeve te administrates.

“Jane ata kontribues qe kane mbeshtetur bankat amerikane te prekura nga kriza dhe tani eshte radha e bankave tona qe te mbeshtesin bizneset e vogla, te cilat e meritojne ndihmen per te ecur perpara dhe per te krijuar vende te reja pune”, ka deklaruar Obama.

Top Channel