Nje prokuror i EULEX-it dhe dy hetues te Policise se Kosoves do te shkojne ne Hungari per te marre pjese ne hetimin qe po zhvillohet mbi mbytjen e dyshuar te 15 kosovareve ne lumin Tisa.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, te cilat i referohen zedhenesit te misionit evropian per rendin dhe ligjin, si dhe atij te Policise se Kosoves.

Sipas zedhenesit Baki Kelani, Ministria kosovare e Puneve te Brendshme ka marre nje pergjigje pozitive nga autoritetet hungareze per dergimin e nje grupi hetuesish.

Ndersa EULEX, sipas zedhenesit Nocholas Hoten, eshte perfshire ne hetim pasi ngjarja eshte cilesuar si trafik i qenieve njerezore.

Top Channel