Kuci: Kushte te posacme per kthimin e serbeve
24/10/2009 17:25
Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci ka deklaruar gjate nje vizite zyrtare ne Suedi, se ne Kosove jane krijuar kushte te posacme per kthimin e serbeve.
Kuci eshte takuar me raportuesin e Keshillit te Evropes per Kosoven, Bjorn Von Sydov, te cilin e ka njohur edhe me zhvillimet e tjera ne Kosove, ne vecanti per procesin zgjedhor te 15 nentorit.
“Ky proces, qe eshte i nje rendesie te vecante per Kosoven, po ecen mjaft mire”, ka deklaruar Kuci.
Nder te tjera, ai ka shtuar se ne Kosove eshte bere nje progres i dukshem persa i perket respektimit te lirive te njeriut dhe levizjes se lire te qytetareve.
Top Channel