AAK: Thaci po diskriminon Gjilanin
24/10/2009 15:50
Kandidati i AAK-se per komunen e Gjilanit, Ahmet Isufi ka kritikuar kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci, per premtimet e tij ne fushaten elektorale.
Ne nje konference per shtyp, Isufi ka deklaruar se me premtimin e tij prej 100 milione eurosh, Thaci po diskriminon Gjilanin.
“Gjilani eshte i diskriminuar edhe ne propozimin e buxhetit qe i ofrohet si perkrahje dhe kjo shihet kur behen krahasime me komunat e tjera. Keshtu, Ferizajt i jane premtuar 120 milione, Prizrenit 170, Pejes 155, Gjakoves 130, etj”, ka deklaruar Isufi.
Ai ka theksuar se premtimet e Thacit jane vetem mashtrime dhe ka shprehur bindjen se diten e zgjedhjeve banoret e Gjilanit do te dine kujt t’ia japin voten.
Top Channel