Kali dhe kaloresi, ne koherat moderne

23/10/2009 19:25

Shume i apasionuar pas sportit te hipizmit, dita e Gazmend Brahimit nis dhe perfundon mes kuajve.

“Me kuajt jam marre qe kur kam filluar te ece, ne moshe te vogel fare, sepse kali me ka terhequr dhe me ka pelqyer gjithmone si kafshe. Pervec kesaj une e kam dhe trashegimi nga paraardhesit e mi”, shprehet Brahimi.

Ai nuk eshte thjesht nje adhurues i kuajve, por nje kalores i vertet. I veshur me rrobat karakteristike te nje garuesi, 31 vjecari e perkedhel si nje femije kalin e tij te preferuar.

Para se ta nxjerre per stervitje, Gazmendit i duhen 15 minuta kohe per te pergatitur Kolanin.

“Qe nga ky moment Kolani e kupton se une kam ardhur per te bere dicka, e bej gati dhe e nxjerre per te bere stervitje”, shprehet ai.

Nderkohe qe instruktori dhe trajneri i hipizmit pergatisin terrenin, Kolanit 7 vjecar i duhet te beje disa xhiro per te bere nxemjen.

“Stervitja e nje kali fillon qe me trajnimin me litar, njohjen me pajimet, me kapistren, me krehrin, stervitja me litar, bindja dhe zbatimi i komandave”, sqaron trajneri Qamil Gjonbibaj.

Binomi kalores-kal eshte gati te perballet me sfidat e dites. Pasi i eshte bindur me perpikmeri urdhrave te te zotit, Kolani pret qe ai te nxjerre nga xhepi haracin e mundimit.

“Jane disa koncentrate tip karamelesh te cilat jane me shije karrote apo molle dhe i pelqejne”, thote Gazmendi.

Studimet tregojne qe te behesh pilot duhen 892 ore fluturim, ndersa qe te besh nje kalores i mire 2160 ore.

Edhe pse eshte nje qenie me mistere, kali per kaloresin eshte antistres dhe me ecje galope ose troke, te dy mberrijne ne vitet e motorit dhe teknologjise se larte si nje kujtim i bukur i koherave te thjeshta.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel