Whitney, ish bashkeshorti: Eshte biseksuale

22/10/2009 16:20

Bobby Brown rishfaqet serish ne jeten e Witney Houston me daljen e albumit te saj te ri, “I Look To You” duke turbulluar gjendjen mendore te kengetares qe ka vuajtur shume gjate viteve te marteses me te.

Ne autobiografine “Bobby Brown: The Truth, the Whole Truth and Nothing But”, ai rrefen se Whitney Houston eshte biseksuale pasi ka pasur marredhenie me sekretaren e saj Robin Crawford. Ne te vertete, fjale te tilla kane qarkulluar qe prej shume kohesh, por eshte hera e pare qe kete e thote nje njeri qe e njeh deri ne detaj jeten e kengetares.

“Martesa ishte e destinuar per te deshtuar qe ne fillim. Tani arrij ta kuptoj qe Whitney kishe nje program te ndryshem nga ai qe kisha une. Qellimi i saj kryesor ishte pastrimi i imazhit, ndersa imi ishte qe te krijoja nje familje dhe te lindnim femije. Mediat e kane akuzuar per biseksuale por ajo ishte nje dive dhe keto zera mund t’i prishnin imazhin. Prandaj ajo vendosi te martohej per te fshehur gjurmet”, rrefen Brown.   

Top Channel