Vetem dy dite pas vendosjes se marredhenieve diplomatike me Maqedonine, presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dekretoi themelimin e misionit diplomatik ne nivel ambasade ne Republiken e Maqedonise.
Selia e ambasades do te jete ne Shkup thuhet ne nje njoftim te presidences, e cila po keshtu njofton se presidenti Sejdiu ka zhvilluar nje bisede telefonike me homologun e tij ne Shkup Gjorgje Ivanov.
Te dy presidentet thuhet se konstatuan se nenshkrimi i marreveshjes per demarkacionin e vijes kufitare dhe vendosja e marredhenieve diplomatike ne mes dy vendeve do t’u hapin udhe thellimit te bashkepunimit te ndersjelle ndershteteror, si perpjekjeve te te dyja vendeve per integrim ne BE, ne NATO dhe ne institucionet e tjera nderkombetare.
Sa i perket perzgjedhjes se ambasadorit kosovar ne Maqedoni, ajo do te behet me konkurs te rregullt, i cili pritet te hapet se shpejti nga Ministria e Puneve te Jashtme.
Top Channel