Nene Tereza, Berisha terheq kerkesen ndaj Indise

19/10/2009 19:50

Ne diten kur kremtohet lumturimi i Nene Terezes, kryeministri Sali Berisha dhe bashkeshortja e tij kane kaluar disa minuta ne nje nga qendrat e bamiresise te ngritur ne Tirane nen emrin e misionit bamires te Nene Terezes.

Pasi u kane dhuruar ushqime, zoti Berisha ne emer te qeverise dhe zonja Berisha ne emer te fondacionit te saj, cifti kryeministror ka vizituar ambjentet e qendres se bamiresise ku jetojne rreth 50 persona, qe nga femije te vegjel, deri tek nena te braktisura nga familjet apo gra me aftesi te kufizuara fizike dhe mendore.

Kjo dite per kryeministrin Berisha eshte nje dite reflektimi sesi qeveria mund te beje me shume per familjet e varfera dhe njerezit ne nevoje.

“Motra me informoi se jane 100 familje shqiptare, te cilat marrin ushqimin nga Urdheri i Nene Terezes dhe ne jemi te interesuar ne identifikimin e tyre, se, faktikisht keto bejne ate pune qe, per fat te keq, strukturat shteterore nuk e kane aq te plote, por qe duhet te frymezohen nga perkushtimi dhe puna e tyre”, ka deklaruar Berisha.

Ne diten e lumturimit te Nene Terezes, kryeministri Berisha duket se eshte dorezuar ne betejen, tashme te mediatizuar edhe nderkombetarisht, per marrjen e eshtrave te Nene Terezes nga India ne Shqiperi perpara 100 vjetorit te lindjes se saj, kur pritet te behet edhe shenjeterimi.

“Kerkesa ime eshte thjesht njerezore. Ajo qe mund te them eshte se kjo eshte nje teme dialogu dhe dua te theksoj se nje simbol kaq i madh dhe i cmuar qe bashkon dy kombet tona nuk mund te jete gje tjeter vecse i tille, nuk mund te shnderrohet ne nje kundershti midis dy kombeve dhe dy vendeve tona”, ka nenvizuar Berisha.

Top Channel