Rome, 200 mije manifestues kunder racizmit

17/10/2009 17:50

200 mije vete u mblodhen sot nga e gjithe Italia per t’i thene “JO” racizmit, ne nje manifestim qe bashkoi italiane dhe emigrante, sindakata, shoqata laike dhe katolike, personalitete te kultures dhe politikes.

Nobelisti Dario Fo tha se, “Italia ka humbur dicka te jashtezakonshme qe e kishte ne ADN-ne e saj, ka humbur aftesine per te ndihmuar ata qe kane nevoje”. Trena dhe autobuse speciale cuan ne kryeqytet me mijera vete te cilet mbushen manifestuan me kenge, valle dhe me slogane, disa prej te cileve shume origjinale si ai i studenteve te universitetit La Sapienza te Romes, te cilet permendinin ministrin e Puneve te Brendshme, “Maroni sui gommoni”.

Mes flamujve te ndryshem nuk mungonin as flamujt shqiptare te mbajtuar lart me krenari nga grupe emigrantesh qe vinin nga qytete te ndryshme te Italise. Jo rastesisht manifestimi eshte organizuar me 17 tetor, pasi ne kete date, njezet vjet me pare, eshte organizuar nje proteste e madhe kunder racizmit.

Top Channel