Izrael, vriten 6 anetare te nje familjeje

17/10/2009 13:00

Gjashte anetare te nje familjeje jane gjetur te vrare me thike mengjesin e sotem ne nje shtepi ne nje lokalitet ne afersi te Tel Avivit, ne Izrael.

Sipas mediave lokale, fqinjet njoftuan zjarrfikesit pasi shtepise i ishte vene flaka. Kur hyne, ata gjeten trupat e pajete te kater te rriturve dhe dy femijeve.

Autoritetet policore jane te bindura se vrasja ka lidhje me krimin e organizuar. Anetaret e familjes ishin me origjine nga nje prej vendet e ish-Bashkimit Sovietik.

Top Channel