Mbledhja e AP, Dade: Qendrimet nuk jane zyrtare

14/10/2009 15:25

Nje dite pasi disa prej hartuesve te raportit perfundimtar te Asamblese parlamentare te OSBE-se, i vleresuan zgjedhjet te lira dhe te ndershme, duke kerkuar qe opozita te marre pjese sa me shpejt ne Parlament, reagoi Partia Socialiste.

Sipas Sekretares per Marredheniet me Jashte te kesaj partie Arta Dade, keto nuk jane qendrimet zyrtare te Asamblese se OSBE-se, por deklarata personale dhe fryt i lobingut te kryeministrit Berisha.

“Tema e asamblese ka qene per tjeter ceshtje. Nderkohe Wolfgang Grossruck, zevendespresidenti i asamblese parlamentare, pervecse ka shkelur te gjitha standartet e organizates qe perfaqeson, eshte i njejti person qe edhe ne vitin 1996 foli per zgjedhje te mira ne Shqiperi”, theksoi Dade.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA