Pakistani: Kapem ideatorin e sulmeve kunder OKB-se

10/10/2009 02:20

Ministria e Brendshme pakistaneze njofton se planifikuesi i sulmeve kunder Programit Boteror te Ushqimit ne Islamabad eshte arrestuar.

“Sulmi eshte planifikuar nga talebanet ne zonen e Veziristanit e njohur per pranine e fuqishme te ekstremisteve. Nje person eshte ndaluar dhe po merret ne pyetje ne lidhje me sulmet ndaj Kombeve te Bashkuara. Me shume te dhena do te behen publike per median 24 oret e ardhshme”, thuhet ne njoftimin e nxjerre nga autoritetet e rendit ne Pakistan.

Sulmi i ndodhur para pak ditesh kunder misionit humanitar te OKB-se ne Islamabad vrau 5 aktiviste te Kombeve te Bashkuara.

Top Channel